Bota

Abuzimet seksuale ndaj meshkujve, në Francë nis #MeTooGarçons!

Mbi qindra burra në Francë kanë raportuar abuzim seksual dhe ngacmim në javët e fundit. Lëvizja #MeTooGarçons nisi nga dëshmia e aktorit Aurélien Wiik e është një hashtag që brenda pak më shumë se një muaji është kthyer në një “mal” dëshmish nga njerëz të thjeshtë, personalitete të botës së spektaklit e madje edhe punonjës institucionesh.

Dëshmia e Wiik

Fenomeni filloi nga aktori Aurélien Wiik, tani 43 vjeç. Kryesisht i njohur për rolin e tij në serialin Munch, më 22 shkurt zbuloi se ka vuajtur abuzimin e agjentit të tij midis moshës 11 e 15-vjeç, si dhe ftoi të gjitha viktimat të marrin fjalën me hashtagun e ri: “Fëmijët e kinemasë po zgjohen”. Në këtë mënyrë, i nxit të flasin publikisht.

Të tjerëve iu bëri atë që bëri me mua, por u dënua. Ishin disa djem në gjyq. U deshën pesë vjet, por është e mundur.

Efekti i oretekut

Dëshmia e aktorit nxiti shumë burra të tjerë, duke përfshirë deputetin Andy Kerbrat të La France Insoumise, të rrëfenin përvojat e tyre të ngacmimit, abuzimit dhe dhunës në internet duke përdorur hashtag-un #MeTooGarçons:

Ne nuk mund të shërohemi pasi kemi qenë viktimë, por mund që ta marrim veten pak e nga pak e madje të bëhemi edhe deputetë. Unë jam abuzuar kur isha 3-4 vjeç nga një “grabitqar”, i cili më pas vdiq, pra pa asnjë shans për drejtësi. Njerëzit ju besojnë dhe ju duan (siç ishte rasti im, falë prindërve të mi). Do të arrini gjëra të mëdha, ndaj vazhdoni të shpreheni. Nëse mundeni, shkoni në gjykatë!

Kur isha 11 vjeç, vëllai im më i madh më kërkoi t’i bëja seks oral; Isha viktimë e ngacmimeve seksuale nga një kushëri që e shihja çdo verë; Mjeku i familjes më preku kur isha 16 vjeç; Nga mosha 9 deri në 15 vjeç jam keqtrajtuar nga njerku, janë vetëm disa nga historitë e publikuara në rrjetet sociale dhe të mbledhura me të njëjtin hashtag.

Dhuna mashkullore

Hashtagu është bërë mbi të gjitha si një mundësi për të menduar për klishe të ndryshme rreth seksualitetit mashkullor, siç shpjegohet për shembull në revistën Philosophie nga filozofja Olivia Gazalé, autore e librit “Miti i burrërisë”.

Në veçanti, burrat që janë viktima të dhunës kanë më shumë vështirësi për t’u bërë të besueshëm nga familja, shoqëria, por edhe institucionet. Fenomeni #MeTooGarçons ishte objekt i një investigimi të gjatë edhe në gazetën Libération, e cila kujtoi se viktimat kryesore të dhunës seksuale mbeten gratë.

Sipas studimit të kryer në vitin 2015 nga Instituti Kombëtar i Studimeve Demografike, një në katër ka pësuar të paktën një formë të dhunës seksuale në jetën e tyre, katër herë më shumë se meshkujt. Për këta të fundit, tre të katërtat e përdhunimeve dhe tentativave për përdhunime ndodhin para moshës 18 vjeç, ndërsa në moshën madhore prekin kryesisht homoseksualët. Sulmuesit janë pothuajse ekskluzivisht burra (90%).