Bota

Ekzibicionin historik për ‘kultin e herezisë’ rindez debatin mes studiuesve në Francë!

Nga 5 prilli në Toulouse në jugperëndim të Francës, sekti i kontestuar katolik i Katarëve do të jetë në qendër të një ekzibicioni, mbi çështjen që mban thellësisht të ndarë historianët edhe sot. Në shfaqje do të jenë qindra objekte (arkiva, sende arkeologjike, rindërtime.) për kryqëzatën mizore te shekullit të 13-të të kryer nga Papa Innocent III në Jug të Francës, për shfarosjen e tyre. Rrjeti vendas AFP shkruan:

Ndërkohë pritet të vlerësohen gjithashtu debatet historike në lidhje me “herezinë e katarëve”. Ne duam të promovojmë identitetin e qytetit tonë, dhe duket qartë se katarët nuk mund të përjashtohen.

Kuratorja Laure Barthet, tha se periudha në fjalë “është magjepsëse pasi kombinon shumë elemente kulturore, si historia e kryqëzatës, kthesat e fushatës ushtarake, si dhe përpjekjen e një komuniteti të persekutuar ndaj një pushteti të verbër e të shurdhër, siç ishin Inkuizicioni dhe Mbreti i Francës.

Kryqëzata është në qendër të ndalesës së parë në Muzeumin Saint-Raymond, në kështjellën gjigante të shekullit të 16-të, një nga momumentet me emblematike të Toulouse. Zonja Barthet insiston se “duhet mbajtur një mendje e hapur” pasi avancimet teknologjike të viteve të fundit kanë hedhur dyshimembi shumë ide të pranuara më parë si të vërteta.

Vetë termi “Katar” – nuk është përdorur në jug të Francës në periudhën mesjetare, por vetëm prej historianëve të shekullit të 19-të për arsye praktike, thotë Barthet. Ndërsa në lidhje me ekzistencën e ‘herezisë’ së tyre, ajo shton se kjo po hidhet poshtë nga shumë historiane.

Fjala herezi është përdorur si pretekst. Arsyeja e vërtetë të kryqëzatës është dëshira e Papës dhe administratës për kontroll më të mirë fetar të territorit, si dhe dëshira e tij për aneksim nga Mbreti i Francës. Burimet janë tepër të njëanshme për t’u konsideruar si provë për ekzistencën e komuniteteve heretike në jug të vendit.