Rajoni

Aksident hekurudhor në Athinë, një viktimë!

Një aksident hekurudhor në Athinë ka shkaktuar 1 të vdekur dhe 2 të plagosur mëngjesin e kësaj të marte. Sipas mediave greke, një makineri e specializuar për të pastruar linjat elektrike të hekurudhës, doli nga kontrolli dhe u përplas rreth orës 05:00 me vagonat e një treni, ku mbeti i vdekur një punëtor 41-vjeçar dhe dy të tjerë u lënduan.

Kjo makineri kishte shfaqur dëmtime në frena e për pasojë filloi të lëvizte në mënyrë të pakontrolluar, përpara se të përplasej përfundimisht me një vagon që ishte lënë në stacionin Agios Nikolaos, për të ndalur rrjedhën e trenit.

Për shkak të aksidentit hekurudhor, itinerari i qarkullimit të trenave është ndryshuar.