Aktualitet

Aksidentoi për vdekje policin, pranga një 27-vjeçari nga Patosi!

Pas aksidentit të mbrëmshëm me vdekje në aksin Patos-Fier, vihet në pranga një 27-vjeçar nga Patosi për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ai u arrestua në flagrancë lidhur me ngjarjen e një nate më parë kur rreth orës 21:35, automjeti tip “Benz” që drejtonte u përplas me makinën “Opel” të viktimës, 58-vjeç, punonjës i policisë së Patosit.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, në lidhje me një aksident rrugor, në aksin rrugor “Patos-Fier”, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ka aksidentuar, me pasojë vdekjen, shtetasin A. S. (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më herët në informacionin paraprak, thuhej:

Rreth orës 21:35, në aksin rrugor “Patos-Fier”, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin A. S., 58 vjeç, banues në Patos, (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos) është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos.

Si pasojë e kësaj përplasje, ka ndërruar jetë shtetasi A. S.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.