Showbiz

Aktores i vjedhin trofeun e “The Oscars”, arrestohet 47-vjeçari

Mesa duket skandalet këtë edicion ndodhën pas ceremonisë së madhe të ndarjes së çmimeve “Oscars” dhe fatkeqësisht, viktima ishte Frances McDormand.

Pas përfundimit të shfaqjes, Frances e cila u vlerësua si aktorja më e mirë në filmin “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”, nuk po arrinte të gjente “Oscar-in” e saj.

Trofeu i saj u vodh në momentin kur aktorët u nisën për në “Oscars Vanity Fair” dhe i dyshuari u arrestua pak orë më vonë. 47-vjeçari i quajtur Terry Bryant publikoi foto në rrjetin social Facebook, ku shfaqej me një “Oscar” në duar.

Ai pretendonte se kishte fituar një të tillë për muzikën më të mirë në një film të animuar por pa dhënë asnjë detaj më shumë. Terry kishte arritur të blinte një biletë për të qenë pjesë e ceremonisë, kishte veshur një kostum të shtrenjtë dhe arsyeja përse u lejua të hynte në “Oscars Vanity Fair” ishte për shkak se mbante trofeun në duar.

Autoritetet përkatëse kanë arritur t’a arrestojnë duke i kthyer aktores atë çfarë i përket, ndërkohë që hetimet për vjedhjen e kryer dhe për Terry Bryant vazhdojnë ende. Lirimi i tij me kusht duket se do t’i kushtojë plot 20 mijë dollarë.