Showbiz

Aktori hollivudian akuzohet për abuzim seksual me një të mitur

Ansel Elgort është përballur ditën e kaluar me akuza të forta nga një vajzë e cila pretendon se është përdhuruar nga aktori në vitin 2014.

Vajza e quajtur Gabbi bëri një seri postimesh në Twitter ku tregonte me detaje mënyrën se si u njoh me Ansel dhe se si kishin rrjedhur ngjarjet deri në momentin e abuzimit.

“Ne kemi folur në Snapchat dhe kur i tregova atij se isha gati 17-vjeçe më kërkoi të takoheshim. Ai ishte në të 20-at. Ai e dinte se çfarë po bënte. Kur po kryenim marrëdhënie ndjeja dhembje. I kërkova të ndalonte sepse nuk po ndihesha mirë por ai këmbënguli se kështu funksionon seksi” -shkroi ajo ndër të tjera.

Gabby shtoi se aktori i ka kërkuar që të kryejnë marrëdhënie treshe me miken e saj kërcimtare por nuk i ka treguar askujt pasi nuk dëshironte t’i shkatërronte atij karrierën.

Ansel Elgort është kritikuar edhe më parë për komente raciste në rrjetet sociale dhe njihet si një personazh problematik. Sa i përket pretendimeve dhe akuzave të vajzës, përfaqësuesit e tij ende nuk kanë dhënë asnjë koment.