Showbiz

Aktori italian kërkon ndihmë teksa qëndron i vetëkarantinuar me motrën e cila ndërroi jetë nga Koronavirusi

Aktori i serialit të njohur italian “Gomorrah”, Luca Franzese ka tronditur rrjetin me një video të postuar në llogaritë e tij sociale.

Prej më shumë se 2 javësh i vetëkarantinuar ai kërkon ndihmë pasi autoritetet përkatëse nuk po e mbikqyrin atë dhe familjen e tij pasi janë të prekur nga Koronavirusi.

Më e tmerrshmja ishte se aktori humbi motrën e tij nga virusi, trupi i pajetë i të cilës qëndroi në dhomë për më shumë se 36 orë dhe askush nuk u shfaq për ta marrë.

Motra e tij ishte 47-vjeçe dhe nuk arriti t’i mbijetonte Covid-19. Në familjen e Lucas ka edhe 3 të infetkuar, kunati, motra tjetër dhe mbesa 23-vjeçare.

Në video të tjera të shpërndara në rrjetet sociale ai i bën apel qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për familjarët e tyre pasi Koronavirus mund të prekë këdo.