Celebrities Gossip Showbiz

Aktori Will Smith tani edhe vrapues në garën e pesë kilometrave në Emiratet e Bashkuara Arabe!

Will Smith po vazhdon jetën e tij, tani pak më larg nga vëmendja e medias pas incidentit famëkeq që ndodhi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar në muajin mars të vitit 2022. Rikujtojmë se aktori goditi me shuplakë kolegun e tij Chris Rock pas një shakaje që ai bëri për gruan e tij dhe, që atëherë, ai ka kufizuar ndejshëm daljet e tij publike. Por, çfarë po bën?

Will Smith ka gjetur një rrugëzgjidhje të re, jashtë aktiviteteve të tij profesionale, dhe ka gjetur ekuilibër në jetën e tij personale, pasi ka filluar që të merret më shumë me ushtrime fizike dhe aktivitet fizik. Ai është duke ushtruar shumë dhe në moshën 54-vjeçare është parë në super formë duke marrë parasysh edhe moshën e tij.

Një nga aktivitetet e tij të fundit që ka marrë pjesë ka qenë vrapimi në Dubai, siç ka zbuluar edhe vetë në llogarinë e tij në Instagram me një foto.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Will Smith (@willsmith)

Konkretisht, ai vrapoi një garë rreth pesë kilometra në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pavarësisht kësaj arritje nga aktori në pjesën e komentëve të shumtë kanë qenë ata që e kanë uruar, vlerësuar por kishte edhe nga ata që nuk kanë harruar dhe nuk kanë lënë pa përmendur ndonjë shaka për shuplakën e tij të famshme, e cila mesa duket zor se do të harrohet. Një komentues u shpreh:

Chris Rock vrapo më mirë.