Showbiz

Aktorja e famshme lidh kurorë me partnerin e saj 7 vite më të vogël

Cassie është e njohur për hitet e saj muzikore si “Me & You” apo ‘Long Way to Go” si edhe për disa role filmike me në qendër kërcimin.

Bukuroshja është bërë e famshme nga producenti P.Diddy me të cilin gjithashtu ka qenë e lidhur që nga viti 2007 deri në 2018-en.

Edhe pse marrëdhënia e tyre nuk funksionoi, Cassie gjeti menjëherë dashurinë në krahët e trajnerit Alex Fine i cili është 7 vite më i vogël.

33-vjeçarja është në pritje të ëmbël ndërkohë që ditën e kaluar dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Ata mbajtën ceremoninë e dasmës në bregdetin e Malibu dhe gjithçka ishte kaq romantike.