Celebrities Showbiz

Këngëtarja e njohur jep lajmin e bukur…bëhet nënë për herë të dytë!

Këngëtarja e njohur, Cassie është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë bukuroshja në Instagram, ku publikoi një foto të vogëlushes duke zbuluar edhe emrin. Ajo shkroi:

Të hënën më 22 mars, 2021 @10:22 am zemrat tona u rritën. Mirësevjen në botë vajzë bebe! Ne ju duam shumë Sunny Cinco Fine!

Në foton e publikuar, Cassie shihet duke mbajtur foshnjën Sunny së bashku me partnerin Alex Fine dhe vajzën tjetër, Frankie Stone Fino. Rikujtojmë se në dhjetor të vitit 2019, Cassie Ventura është bërë nënë për herë të parë.

Cassie dhe Alex Fine kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në muajin shtator. Krijuesja e hitit “Me & You”, u martua me trajnerin e fitnesit, para pak vitesh në një ceremoni intime në Malibu. Dasma erdhi pas ndarjes së bujshme me Diddy-n me të cilin kishte 11 vjet e lidhur.