Showbiz

P.Diddy dhe Cassie i japin fund lidhjes së tyre 10-vjeçare

Edhe një çift tjetër duket se kanë vendosur t’i japin fund lidhjes së tyre romantike për arsye ende të paditura për publikun.

P.Diddy dhe Cassie të cilët si çdo çift tjetër i famshëm kanë patur uljet dhe ngritjet në marrëdhënien e tyre këtë herë duket se i kanë dhënë fund përfundimisht.

Burime pranë këngëtarit dhe producentit të famshëm kanë rrëfyer për “E News” se Diddy është ende i dashuruar me bukuroshen dhe nuk ka ndërmend ta lërë të shkojë kaq lehtë.

Fotoja e fundit që ata kanë postuar së bashku daton më 11 maj kur ata u shfaqën më të bukur se kurrë në “Met Gala”. Dyshja janë njohur në vitin 2006 pasi Cassie debutoi me projektin e saj të parë muzikor “Me & You”.