Celebrities Showbiz

Aktorja e njohur shpall fejesën me parteren e saj prej dy vitesh!

Ylli i sagës “Twilight”, aktorja e njohur Kristen Stewart është fejuar me të dashurën e saj Dylan Meyer, pasi kjo e fundit i ka propozuar për martesë. 31-vjeçarja konfirmoi se do të lidhë kurorë me skenaristen ndërsa promovonte filmin e saj të ri “Spencer” në shfaqjen e Howard Stern. Aktorja është shprehur se:

Do të martohemi. Padyshim që do ta bëjmë këtë. Doja të më propozonin, kështu që mendoj se kam gdhendur në mënyrë të qartë atë që doja dhe ajo e gjeti atë. Ne po martohemi, po ndodh.

Stewart shpjegoi se fillimisht nuk ishte e qartë se kush do të ishte personi i parë që do të bënte pyetjen e madhe. Aktorja vazhdoi duke thënë se ajo dëshiron që dasma të jetë shumë e thjeshtë.

Dua të qëndroj në shtëpi. Unë dua të jem në Los Angeles, që të gjithë të mund të vijnë dhe… dua që të jetë goxha e thjeshtë. Unë nuk dua që ndonjëra prej nesh të eci përgjatë altarit, ne thjesht do të bëjmë betimet.

Meyer, një skenariste, postoi për herë të parë një foto të të dyjave duke u puthur në Instagram në tetor 2019. Një muaj pasi Meyer zyrtarizoi lidhjen e tyre në Instagram, Stewart i tha Stern në një intervistë tjetër se ajo “absolutisht” që do t’i propozonte Meyer.

Ditën që e takova, të gjitha bastet u ndërprenë.

Çifti kanë qenë së bashku për më shumë se dy vjet. Kristen ka qënë e lidhur më përpara me Robert Pattinson, me të cilin luajti në serinë e filmave “Twilight”. Pas ndarjes nga aktori Stewart ka patur marrëdhënie vetëm me femra.

Rikujtojmë se, aktorja e njohur Kristen Stewart, e cila momentalisht është duke shijuar suksesin e rolit të saj të Princeshës Diana në “Spencer”, ka deklaruar së fundmi se jo çdo film i saj ka qenë një hit. Në një intervistë me “The Sunday Times”, aktorja rrëfeu se i pëlqenin disa nga dhjetëra filmat që ajo ka punuar gjatë gjithë karrierës së saj.