Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja Salma Hayek e thotë troç se cili president e ka ‘gjuajtur’!

Aktorja e famshme meksikano-amerikane, ka treguar se ish-presidenti i SHBA, Donald Trump është përpjekur ta bëjë për vete dhe e ka ftuar të dalë me të. Kjo ka ndodhur shumë kohë më parë, kur Salma ishte më e re dhe ishte e dashura e një kolegu të saj. Çifti mori pjesë në një event, në të cilin ndodhej Trump, që në atë kohë njihej si biznesmen i suksesshëm dhe shumë karizmatik.

Sipas saj Donald ishte treguar shumë i sjellshëm me të dhe kishin ngrënë darkë së bashku, madje në një moment kishte treguar xhentilesë, duke i ofruar xhaketën e tij për ta mbuluar. Pas darkës ai i mori kontaktet e të dyve, ama vetëm aktores bukuroshe i shkroi më vonë, për tu takuar me të. Salma është shprehur se:

Ai më kërkoi për të dalë dhe unë që mendoja, po i dashuri im? Ky e di që kam të dashur edhe ja thashë, më pas ai më tha se i dashuri nuk ishte i mirë për mua, se nuk ishte i rëndësishëm dhe se unë duhet të dilja me të.

Kjo nuk është hera e parë që Donald Trump përflitet se ka flirtuar me modele apo aktore të reja. Më herët ish-presidenti i SHBA është akuzuar nga disa gra për ngacmim seksual.

Rikujtojmë se, aktorja dhe producentja e njohur Salma Hayek ka folur së fundmi për betejën e saj me COVID-19. Në një intervistë të fundit me “Variety”, aktorja tha se ajo u infektua me virusin e rrezikshëm sapo pandemia kishte nisur dhe gati sa nuk përfundoi në spital. Hayek tha se kaloi 7 javë në vetëizolim në shtëpinë e saj dhe madje nuk mund të merrte frymë pa u furnizuar me oksigjen.