Gossip Showbiz

“Më mirë të vdes në shtëpi”, çfarë po ndodh me aktoren e njohur?

Aktorja dhe producentja e njohur Salma Hayek ka folur së fundmi për betejën e saj me COVID-19. Në një intervistë të fundit me “Variety”, aktorja tha se ajo u infektua me virusin e rrezikshëm sapo pandemia kishte nisur dhe gati sa nuk përfundoi në spital. Ndërkaq ajo u shpreh:

Mjeku im më lutej të shkoja në spital sepse isha shumë keq. Unë i thashë: ‘Jo, faleminderit. Më mirë të vdes në shtëpi.’

Hayek tha se kaloi 7 javë në vetëizolim në shtëpinë e saj dhe madje nuk mund të merrte frymë pa u furnizuar me oksigjen. Megjithëse është kthyer për të punuar në “House of Gucci” të Ridley Scott, ajo tha se ende nuk e ka energjinë që kishte dikur.

Hayek është ndër të famshmet që kanë ndarë publikisht përvojat e tyre me kontraktimin e COVID-19 gjatë vitit të fundit. Kohë më parë Selma ka ngritur zërin për pabarazinë gjinore, duke u shprehur se gratë punojnë më shumë sesa burrat por janë më pak të prirura për të kërkuar rroga të larta.

Producentja dhe aktorja meksikane ka thënë se meshkujt kanë standard më të ulët, por ndihen të fuqishëm për të kërkuar më shumë para.

Rikujtojmë gjithashtu se Hayek ka treguar se Harvey Weinstein e ka kërcënuar pasi ajo refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të. Aktorja hollivudiane ka thënë se si në 2002-shin, kur punoi me regjisorin në filmin “Frida”, ajo zbuloi se Weinstein nuk ishte njeriu që ajo kishte menduar se ishte.