Celebrities Gossip Showbiz

Al Pacino apo Robert De Niro?! Sondazhi “vendos” se cili është më seksi…

Një sondazh i ri në Twitter ka hapur një debat të ashpër mbi faktin se kush është më i bukur Al Pacino i ri apo Robert De Niro. Sondazhi u krijua nga shkrimtarja amerikane, Ashley Reese, e cila shkroi në rrjetin social:

Jam në një dasmë dhe ka plasur një debat i madh. Ju lutem, votoni. Kush ka qenë më seksi?

Sondazhi u bë viral, me rreth 300 mijë vota dhe më shumë se 38 milionë shikime. Por, rezultati nuk i dha fund debatit, pasi kur sondazhi u mbyll, votimet ishin 50 me 50.

Rikujtojmë, se të dy aktorët luajtën së bashku si personazhet kryesore të filmit hit, ‘The Godfather’, por projektet e tyre së bashku nuk mbaruan këtu. Ata u shfaqën gjithashtu në filmat, ‘Heat’ (1995), ‘Righteous Kill’ (2008) dhe ‘The Irishman’ (2019). Sjellim në vëmendje se së fundmi aktorja dhe regjisorja e njohur Diane Keaton ka treguar se askush nuk e donte Al Pacinon në kastin e “The Godfather”.

Aktorja ka thënë se ikona hollivudiane nuk ishte zgjedhja e parë për rolin e Michael Corleone në filmin e Francis Ford Coppolas të vitit 1972. Megjithatë, aktori e fitoi rolin dhe pjesa tjetër është histori. Për ata që nuk e dinë Robert De Niro, është bërë baba për herë të shtatë. Ylli i Hollywood-it vendosi t’ia prezantojë të gjithë botës vogëlushen e tij. Emri i vajzës është Gia Virginia Chen De Niro, një fryt dashurie me të dashurën Tiffany Chen.