Celebrities Music Showbiz

Alban Chela dhe Tiri Gjoci në “Big Brother VIP 3”?! Ja çfarë planesh na zbulojnë ata!

Të ftuar në studion e “Wake Up” kanë qenë Alban Chela dhe Tiri Gjoci, të cilët kanë sjellë së fundmi bashkëpunimin e tyre të parë, që mban titullin “Killing Me”. Ata u ndalën gjithashtu dhe në projektet e tyre të ardhshme, e ndër të tjera dhe mbi hyrjen në “Big Brother VIP 3″…

Por si fillim, sa e vështirë është të bëni këtë lloj arti dhe të qëndroni vetvetja? Ja çfarë zbulon Albani:

Është goxha e vështirë sepse tregu është shumë i madh. Ajo që ne bëjmë është për një treg ndërkombëtar dhe kur del jashtë Shqipërie ka miliona si unë që bëjnë këto lloj këngësh. Është goxha e vështirë por unë do t’i qëndroj, sepse i jam futur kësaj rruge dhe nuk do të ketë kthim mbrapa.

Si e shikon Tiri tregun muzikor momentalisht?

Është e vështirë, por në fund të ditës kam bërë atë që kam dashur.

Çfarë projektesh të reja ka Tiri së shpejti?

Kam disa material që kam vite që i kam, por po pres momentin e duhur. Ka dhe pak mungesë frymëzimi sa i përket kur dua unë ta lançoj këngën. Besoj që në momentin e duhur do të vijë çdo gjë. Projekti më i afërt është në festivalin e fundvitit.

Ndërkohë, çfarë ka Alban Chela për të thënë për eksperiencën si Dj i zgjedhur nga UEFA për të luajtur në stadiume?

Jo më larg se para 2-3 muajsh isha në Pragë dhe hapa për herë të dytë finalen e UEFA-s. Dhe më bënë Dj-n e parë në botë që e hap për dy herë, duke marrë parasysh që David Guetta e ka bërë një herë, po ashtu dhe Martin Garrix. Unë jam i pari që e hap dy herë dhe tani shpresojmë për një të tretë. Është çmenduri, është gjëja më e bukur që mund t’i ndodhi një artisti që të punosh me UEFA-n. Do të doja që çdo koleg i imi ta përjetonte atë.

A do ta mendonit të futeshit në “Big Brother VIP 3”?

Alban: Unë e kam menduar dhe jam 50 me 50. Më thonë që: “shko, sepse mund të jetë një mundësi shumë e mirë për ty”. Por nuk do të doja që ta fitoja famën time me një spektakël që nuk ka lidhje me muzikën, nuk ka lidhje me mua si artist. Unë dua ta fitoj famën duke bërë atë që unë dua të bëj. Pastaj kam dhe shumë projekte, që do të mbeteshin mrapa.

Tiri: Po, do të kisha qejf. Më shumë për eksperiencën. Unë jam tip që nuk i kam shumë qejf vendet e mbyllura dhe do të ishte sfidë për mua. Plus unë i kam shumë qejf garat. Besoj që kam goxha për të dhënë. Ka aspekte të Tirit që njerëzit nuk i njohin.