Showbiz

Alban Ramosaj: “Nuk e përshkruaj dot sa më ka marrë malli”

“E mbani mend kur kam qënë në “The Voice””? Në fakt kjo ka qënë pyetja me të cilën Alban Ramosaj ka nisur postimin e tij të radhës në Instagram.

Për 4 javë rresht Albani vazhdon të kryesojë klasifikimin më të rëndësishëm të muzikës shqiptare, “Top Awards” me këngën e tij të fundit “A me do” por sonte në mbrëmje ju mund të dëgjoni për herë të parë këtë këngë të kënduar “live” nga ai në skenën e “The Voice”.

“Kam kënaqësinë të rikthehem përsëri në atë skenë dhe të performoj këngën time më të re “A me do”. Nuk e përshkruaj sot sa më ka marrë malli për atë skenë. Na ndiqni se do jetë një nate e mbushur me surpriza”, shkruan në postimin e tij këngëtari.

Ramosaj gjithashtu ka postuar foton më të përzemërt, ku shihet së bashku këngëtaren Aurela Gaçe për të cilën shprehet: “Me të madhen artiste me zemrën më të bukur, Aurela Gaçe”.