Showbiz

Alban Skënderaj flet për Sekretaren e re të Ministrisë së Brendshme e cila ka qenë pjesë e klipit të tij

Pak ditë më parë u mësua se Ministria e Brendshme kishte një sekretare të re e quajtur Elena Pici.

Në portale dhe tabloide të ndryshme emërimi i saj u përfol shumë jo për shkollimin apo eksperiencën e saj por për faktin se vajza në të kaluarën ka qenë protagoniste në klipin e Alban Skënderaj.

Elena kur ishte 18-vjeçe u bë pjesë e klipit të hitit “Mirmëngjes” të këngëtarit të famshëm i cili së fundmi ka bërë një deklaratë të gjatë duke mbrojtur vajzën nga sulmet online.

Artisti u shpreh se edhe pse mediat që shkruajnë për çështje të tilla kanë nisur të mos të marrin seriozisht nga publiku, vazhdon të jetë demotivuese për të rinjtë kur e lexojnë pjesëmarrjen në videoklip si diçka degraduese.

Për të nuk ka asnjë të keqe që në moshën 18-vjeçare të aktrosh në rolin kryesor (edhe pse si kamariere) të një këngë që e kanë vlerësuar të gjithë, dhe më pas të studiosh e punosh për të arritur sukses në profesionin tënd.