Showbiz

Alban Skënderaj shfaq momente nga prapaskenat e klipit “Duamë”

Bashkëpunimi muzikor i çiftit të famshëm dhe shumë të dashur të publikut, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani pa dyshim që është shndërruar në hitin e verës.

Kënga momentalisht renditet e dyta në klasifikimin e 100 këngëve moderne shqiptare kjo falë votave të publikut që e pëlqen dhe mbështet pa masë. Klipi i “Duamë” është xhiruar gjatë pushimeve të Albanit dhe Miriamit në Maldive ku edhe u martuan në një ceremoni krejtësisht private.

Ditën e kaluar këngëtari ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një video të prapaskenave të xhirimit të klipit që duket se nuk ka qenë aspak i thjeshtë. Ata shihen duke xhiruar me një ‘selfie stick’ ndërkohë që Albani humbet ekulibrin e motorrit të ujit dhe ata rrëzohen megjithëse Miriami arriti mrekullisht të mbajë kamerën larg ujit.

Me siguri për të realizuar këtë klip autentik janë dashur ditë të tëra pune dhe pa fund prova për ta nxjerrë atë sa më perfekte.