Showbiz

Aleksandër Gjoka hap një llogari Instagrami, ‘selfie’ e parë që poston do t’ju shkrijë së qeshuri

Aleksandër Gjoka është një ndër trajnerët e “The Voice Kids” që do të nisë rrugëtimin e tij më 19 janar.

Në ditët e fundit të përgatitjes së këtij spektakli i gjithë stafi duke përfshirë trajnerët kanë realizuar foto të ndryshme dhe një spot televiziv i cili lajmëron fillimin e tij. Duke parë disa foto të Aleksandrit një pjesë e mirë e publikut dhe ndjekësve në Instagram-in e “The Voice Kids” kanë kërkuar që këngëtari i madh të hapë një llogari në këtë rrjet social dhe dëshira e tyre sapo është plotësuar.

Në Instagram, profilin e tij mund ta gjeni me emrin ‘aleksandergjokaofficial’ ndërkohë që ‘selfie’ e parë që ai ka postuar ka shkrirë së qeshuri këdo që e ka parë. Ndërkohë që fotoja e parë e postuar është realizuar për spektaklin, e dyta është një portret shumë i turbullt ku ai shfaqet duke qeshur.