Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Live From Tirana

Ekskluzivisht për TAR, Donika Cina rrëfen gjithçka për ekspozitën “Tie-In”!

Sot, e ftuar në emisionin “Live from Tirana” ishte Donika Cina, kuratore imazhi e cila na foli për ekspozitën “Tie-In”, një ekspozitë që ka të bëjë me historinë e klipeve shqiptare. Çfarë është ekspozita “Tie-In”?

Donika shprehet se:

Është një ekspozitë shumë e veçantë sepse “Tie-In” trajton videoklipin shqiptar. Bazohet tek historiku që nga viti ’91 deri në vitin 2011 sepse ai 20 vjeçar është shumë i rëndësishëm dhe për zhivllmin sot. Tani ndodhemi tek Bulevardi Zogu I, godina jonë ka qenë godina e ATSH dhe kjo ka qenë inspiruese për ne t’i jepnim një fokus. Ka qenë projekti më i bukur që unë kam bërë deri më sot.

Si lindi “Tie-In” si projekt?

Është si ekspozitë deri në 15 janar. Lindi bashkë me idenë e Bulevardit sepse ishte pikërisht ai që e trajtonte më mirë atë që donim të bënim ne. Të menduarit rreth asaj që është komerciale apo jo ishte shumë intriguese. Ishte aq i bukur si projekt sa u përfshinë shumë njerëz dhe është një punë në grup që përfshiu muzikantë, videografë etj. Kemi intervistuar dhe takuar artistë pafund, muzikantë, regjisorë dhe ishte shumë bukur sesi e perceptonin njëri-tjetrin. Videoklipi bashkon shumë disiplina në një. Të bësh bashkë shumë njerëz në një vizion ishte shumë interesante.

Çfarë gjykimi ka Donika mbi këto klipe dhe këtë industri?

Vjen dhe nga fakti që nuk ka pasur një teori mediatike më përpara dhe çdo gjë ishte spontane. Është nevoja për të folur dhe për të dokumentuar këtë pjesë spontane, duke qenë të lirë, duke shfrytëzuar kushtet dhe mundësitë që ke afër dhe në fund të japësh produkte që janë të mira. Është shumë e rëndësishme të flitet për atë spontanitetin sepse duke mos pasur asgjë, nisin avash avash gjërat.

Cilat janë disa klipe që i kanë lënë një shijë të veçantë kuratores së imazhit?

Ideja e ekspozitës ka qenë jo me zhanera muzikorë, jo me teori mediatike por me impaktin social ose me lidhjen që kanë këto klipe me shoqërine prandaj quhet dhe “Tie-In” sepse janë të lidhur dhe prodhojnë diçka. Këto 26 klipe lidhen me fillimin, si ka ardhur deri këtu pra revolucioni, studion, qytetin, vende të reja, film, aminacionin, alternativat, trupin, të kërcyerit, ritmin dhe ‘Eurovision’-in.

Por, si është pritur nga këngëtarët përzgjedhja e këngëve të tyre? Ja se çfarë thotë Donika:

Ekspozita nuk ka thjesht vidoeklipe ka dhe intervista me krijuesit. Nuk ishim të interesuar shumë tek muzikantët sesa tek regjisorët. Megjithatë janë kontaktuar dhe është bërë një bisedë me ta. Është shumë interesante sesi e percepton muzikanti videon, punën me regjinë, me kamerën. Është diçka që i duhet por edhe që i pëlqen artistit.

A ka pasur konflikte mes tyre? Donika Cina tregon:

Jo. Në kuptimin që të gjithë janë paraqitur duke prezantuar projektin e vet ashtu siç ka qenë. Ka pasur konflikte më pas për transmetimin në disa raste, disa janë tërhequr por për konceptin nuk ka pasur ndonjë konflikt të tillë. Ishte e vështirë të ndaja preferencat e mia muzikore, ky është një projekt që duhet të përfshijë sa më shumë zhanera. Kanë ardhur shumë në ndihmë pjesëtarët e tjerë të ekipit që kishin më shumë dijeni dhe kontakte me muzikantë dhe është bërë një punë në skuadër. Për mua ai momenti spontan i viteve ’90 dhe fillimit të vitit 2000 është shumë i bukur, përshembull: “Kjo natë sa një jetë”, ka imazhe të Aleksandër Gjokës sesi ka qenë atëherë.

Çfarë pretendon të ketë si impakt kjo ekspozitë? Donika rrëfen se:

Ky është vetëm fillmi sepse përveç ekspozitës ne kemi planifikuar dhe 4 evente të tjera. I rradhës është në datën 29 nëntor në Korçë ku do të bëjmë një prezantim të projektit, pak nga ekspozita dhe një koncert të vogël me muzikë nga ajo që është përzgjedhur. Në vijim do të ketë evente të tilla dhe koncerte. Kjo ekspozitë ka qenë i mundur nga disa suportues që na kanë hapur arkivat që ne të kishim material. Unë vetë mund të kem parë më shumë sesa 1 mijë klipe për të parë këtë. Ekspozita është e hapur nga sot deri në datën 15 janar në “Tirana Art Bulevard”.