Aktualitet Politikë

Alibeaj: Komisioni i reformës zgjedhore nuk është vendi ku bëhet show politik!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së dhe bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar në lidhje me propozimin që Gazment Bardhi bëri në lidhje me Lulzim Bashën.

Në një postim në Facebook, ai shkroi se Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk është vendi ku bëhet show politik, teksa shtoi se rregullat e lojës janë të caktuara që në nisje.

Komisioni i reformës zgjedhore nuk është vendi ku bëhet show politik, qoftë edhe për të shkuar drejt rrugës së shpresës. Opozitarizmi nuk është çertifikatë që të mund ta shpërndajë dikush. Rregullat e lojës janë ato të caktuara, që kur u nis procesi i reformës. Aty, çdo parti dhe fluks opozitar është i mirëpërfaqësuar, me kërkesë të vetë PDSH. Secili ka të drejtë dhe detyrim të marrë pjesë, të ulet, të punojmë e të bëjmë propozime opozitare bashkë.

Ashtu siç PD ka bërë deri më tani, për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë dhe zgjedhjet e ndershme: me lista të hapura, Shqipëria 1 zonë elektorale, votë për diasporën dhe votim&numërim elektronik. Rregullat nuk ndryshojnë sa herë që ndonjë deputet ndryshon qendrim. PD është e vendosur për reformë zgjedhore për shqiptarët!” shkruan ai.