Showbiz

Alicia Keys nën drejtimin e ceremonisë së ndarjeve të çmimeve “Grammy”

Ajo ka fituar plot 15 çmime “Grammy” përgjatë karrierës së saj dhe tani do të ngjitet sërish në skenën madhështore këtë herë si drejtuese e spektaklit.

Kjo e bën Alicia Keys artisten e parë që ka drejtuar më shumë se një herë ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy”. 38-vjeçares i është besuar drejtimi i vitit të kaluar të spektaklit dhe përfaqësuesit e “Grammy” e kanë thirrur sërish.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja u shpreh shumë e emocionuar që do të rikthehet si drejtuese e këtij eventi. Ceremonia e 62-të e çmimeve “Grammy 2020” do të mbahet më 27 Janar në Los Angeles.