Celebrities Gossip Showbiz

Hoqi dorë nga grimi në vitin 2016, Alicia Keys rrëfen më shumë për këtë vendim të saj!

Së fundmi, këngëtarja e njohur Alicia Keys në një biesedë për revistën InStyle iu drejtua zgjedhjes së saj të famshme për të hequr dorë nga grimi në vitin 2016.

Kur pata momentin tim rebel, sapo po njihja veten time. Kam kaluar përmes përvojës sime duke u ndjerë vërtet rebele për atë që njerëzit më thonin, për atë që po më thonte bota, shoqëria, si duhej të dukesha sepse rashë në atë, u pajtova në të.

Nëna e dy fëmijëve e cila ndan djemtë Egypt, 12-vjeç dhe Genesis, 8-vjeç, me bashkëshortin Swizz Beatz diskutoi për markën e saj Keys Soulcare. Linja u ofron konsumatorëve produkte duke filluar nga kujdesi për trupin, tek grimi e deri te qirinjtë. Kur Alicia krijoi linjën në vitin 2020, ajo tha për People se ka të bëjë me mënyrën se si ne po edukojmë veten. Alicia fillimisht doli pa grim në një fotosesion. Ajo tha se ai fotosesion e bëri të ndihej më e fortë, më e lirë dhe më e bukur.

Ndërsa fillova të futem më shumë në atë marrëdhënie personale me veten time, atëherë fillova të kuptoja se nuk ka të bëjë me grimin. Nuk bëhet fjalë për buzëkuq ose pa buzëkuq. Nuk bëhet fjalë për këtë. Bëhet fjalë se si dëshironi të shpreheni dhe çfarë hapësire dëshironi të pretendoni për veten tuaj. Nuk jeni mësuar se sa e rëndësishme është të jesh një person i plotë përbrenda. Lëkura ime nuk filloi të ndryshojë derisa ndryshova energjinë rreth meje dhe brenda meje. Mendoj se gjëja më e madhe që kam mësuar është të kem marrëdhënie të mirë me veten. Është me të vërtetë një hap për të gjetur jo vetëm paqen tuaj, por edhe bukurinë tuaj të brendshme.