Showbiz

Almeda Abazi tregon eksperiencën e saj si një nënë e re

Ish-Miss Shqipëria, Alemda Abazi vetëm pak kohë më parë është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj Tolga e kanë pagëzuar vogëlushin më emrin Efehan dhe ata nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.

Në një intervistë të dhënë së fundi për revistën “Who”, bukuroshja ka ndarë për herë të parë detaje nga eksperienca e saj si një nënë e re dhe duhet theksuar se nuk ka qenë fort e lehtë.

Almeda tregoi se netët pa gjumë ishin më të tmerrshmet por tashmë ajo dhe Tolga e bëjnë gjumin me turne për tu kujdesur për djalin.

Ajo ka vendosur që Efehanin ta ushqejë me gji deri në moshën 2-vjeçare dhe për këtë arsye nuk ka nisur asnjë dietë që të mbajë trupin të tonifikuar si më parë.