Showbiz

Angela Martini do të sjellë librin e saj edhe në Shqipëri

Modelja e famshme Angela Martini e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara, pak kohë më parë na bëri të ditur se është duke shkruar një libër.

Ajo gjithashtu theksoi se ky libër autobiografik flet edhe për mamanë dhe familjarët e tjerë të saj që kanë kaluar periudha të vështira gjatë jetës.

Tashmë Angela është në prag të publikimit të librit të saj dhe me anë të një postimi në rrjetet sociale na bëri të ditur se do ta sjellë atë edhe në Shqipëri.

“Më në fund erdhi dita, jam e lumtur t’ju njoftoj se libri im do të publikohet në vendlindjen time, Shqipëri më 11 nëntor” ,-shkroi ajo në postimin e saj.