Celebrities Gossip Showbiz

Angelina Jolie humbet mijëra ndjekës në rrjetin social Instagram!

Së fundmi shumë ndjekës kanë sulmuar ikonën e kinematografisë Angelina Jolie pas postimeve të saj në Instagram. Sipas tyre, reagimet e aktores për situatën e tensionuar në Rripin e Gazës janë neutrale. Si pasojë e kësaj aktorja ka humbur një numër të konsiderueshëm ndjekësish. Me anë të një deklarate Jolie tha se:

Si miliona njerëz në botë, kam kaluar javët e fundit e nevrikosur me sulmin terrorist në Izrael, me vdekjen e kaq shumë civilëve dhe duke menduar se si mund të ndihmoj. Gjithashtu, po lutem për rikthimin e menjëhershëm dhe të sigurt të çdo personi që është marrë peng dhe për familjet, të cilat mbajnë peshën e paimagjinueshme të vrasjes së një njeriu të dashur. Mbi të gjitha, për fëmijët e vrarë dhe për shumë fëmijë që kanë mbetur jetimë. Ajo që ka ndodhur në Izrael është një akt terrori, por nuk mund të justifikojë humbjen e jetës së njerëzve të pafajshëm me bombardimet e popullsisë civile në Gaza, të cilët nuk kanë ku të shkojnë, nuk kanë akses në ushqime dhe ujë, nuk kanë mundësi evakuimi dhe as të drejtat bazike njerëzore që të kalojnë kufirin. Jetët e palestinezëve dhe izraelitëve dhe jetët e gjithë njerëzve kudo në botë kanë të njëjtën rëndësi. Gjithçka që ndalon vrasjen e civilëve dhe shpëton jetë, duhet të bëhet. Si shumë të tjerë, kam dhuruar për ndihma mjekësore. Kam zgjedhur që të mbështes punën e “Doctors Without Borders” dhe po i ndjek nga afër raportimet e tyre. 

Rikujtojmë, se sopranoja e madhe e shekullit të 20-të Maria Callas do të interpretohet nga Angelina Jolie. Ylli i Hollivudit luan në filmin e ri të regjisorit, skenaristit dhe producentit kilian Pablo Laren. Kasti i filmit ndau dy foto të Jolie si Maria Callas. “Maria” shpalos historinë e trazuar, të bukur dhe tragjike të jetës së sopranos kryesore dhe fokusohet në ditët e saj të fundit në Paris në vitet 1970.