Celebrities Live From Tirana

Anjeza Branka zbulon arsyen e qëndrimit në SHBA, ja cilat janë projektet e saj

Me sot live nga Amerika ishte këngëtarja Anjeza Branka e cila më në fund zbuloi arsyen e largimit të saj nga Shqipëria drejt kontinentit perëndimor.

Ajo u shpreh se qëndrimi i saj në New York është për arsye pune dhe theksoi se fansat e saj i pret jo 1 por 3 surpriza të mëdha. Këngëtarja e dashur e publikut tha se është duke punuar për 3 projekte muzikore.

Dy prej tyre janë në bashkëpunim me një producent amerikan dhe pret me padurim që publiku t’i dëgjojë por përveç kësaj, Anjeza nuk ka lënë pas bashkëpunimin me një mik të mirë me të cilin ka sjellë plot hite.

Ajo konfirmoi për Live From Tirana se do të rikthehet në Shqipëri për të përfunduar një bashkëpunim të ri me Nikun, reperi me të cilin ka realizuar këngë si; “Ngadale”, “Ti S’dite” apo “Wie Vodka”.