Celebrities Music Pardon My French Showbiz

Anjeza Branka zbulon në Top Albania Radio detaje nga projekti i saj më i fundit muzikor!

Anjeza Branka ishte e ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” ku tregoi rreth kujtimeve të saj nga “Top Fest”, me suksesin e padiskutueshëm të bashkëpunimit me Nikun “Ngadalë”.  Ndër të tjera, Anjeza zbuloi për Top Albania Radio detaje nga projekti i saj më i ri.

Këngëtarja tregoi rreth kujtimeve nga ky festival dhe foli për bashkëpunimin me Nikun. Ajo u shpreh se është detajiste dhe e do perfeksionin, dhe kënga “Ngadalë” është një nga projektet e saj më të dashura. Anjeza u shpreh se teksti aq i njohur edhe sot i përshtatet shumë.

Vazhdoj të jem e mirë, e lirë dhe e vështirë. Mos të them që duke u rritur duke u shkalluar. Dua të dal të vishem mirë, dhe tipin e kam të vështirë.

Ndër të tjera, Anjeza zbuloi detaje për projektin më të ri muzikor. Ajo tregoi se është një bashkëpunim dhe ndihet vërtet entusiazte për të.

Sapo e kam mbaruar një projekt.. i kënduar spanjisht… Është bashkëpunim me një spanjoll, një këngëtar i ri shumë i mirë. Klipin e kemi bërë në Florida. Dje ka përfunduar, dhe po mendojmë që javën e ardhshme ta publikojmë.