Film & Tv

Anulohet përsëri shfaqja e “Aladdin”?!

Shfaqjet në Broadway u kthyen po ashtu bashkë me to erdhi edhe koronavirusi. Shfaqjet e “Aladdin” janë pezulluar përsëri pasi disa anëtarë të kastin të muzikalit ose disa njerëz nga ekipi kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Shfaqja e Broadway sapo kishte nisur ditën e martë, por tani do të mbyllet përsëri për shkak të koronavirusit.

Në një postim në rrjetin social Twitter vetë faqja zyrtare e ‘Aladdin’ ka dhënë një informacion të detajaur në lidhje me zhvillimet e fundit ku ka thënë se:

Informacion i rëndësishëm në lidhje me performancën e sonte.

Vetëm një ditë pasi u rihap ata u detyruan ta mbyllnin përsëri. ‘Disney Theatrical Productions’ ka  njoftuar se të paktën një nga shfaqjet patjetër që do të anulohet por pjesa tjetër akoma nuk është bërë ende e ditur pasi çdo gjë është e paqartë edhe për ata vetë.

Një në deklaratë zyrtare të dhënë, ata kanë njoftuar se:

Përmes protokolleve tona rigoroze të testimit, rastet e përparimit të COVID-19 janë zbuluar brenda kompanisë së “Aladdin” në Teatrin The New Amsterdam. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje për anëtarët e kompanisë së ” Aladdin ” të prekur me COVID-19, derisa ata të shërohen.

Kompania gjithshtu është shprehur se do të mundësojë rimbursimin e biletave të të gjithë klientëve dhe pranoi se ata vetë nuk e dinë kur shfaqja e dashur “Aladdin” do të rifillojë të vendoset në skenë përsëri.

Shfaqjet e famshme të Broadway si “Hamilton”, “Wicked”, “The Lion King” dhe “Chicago” do të kishin kapacitet 100% në auditorët e tyre. Një komisionere e kryebashkiakut në Zyrës së Medias dhe Zhvillimit në Nju Jorku është shprehur se:

Të paktën 30 shfaqje po rihapen nga tani deri në fund të vitit.

Akoma nuk është dhënë një datë zyrtare në lidhje me shfaqjet pasi të gjithë janë në pritje të rezultateve negative të testimeve për COVID-19 të anëtarëve të ekipit të cilët janë të prekur.