Health & Beauty Lifestyle

Aparati që ndalon ‘gumëzhitjen’ e pakëndshme në vesh!

Stomatologu George Magulak ka ndërtuar një aparat i cili gumëzhitjen e padurueshme në vesh e shndërron në përjetim të këndshëm. Nuk ka ilaç për gumëzhitjen e veshëve, mirëpo ekziston mënyra që ky çrregullim, nga i cili vuajnë pothuajse 50 milionë njerëz, të zbutet.

Aparati emeton muzikë qetësuese, në ritëm të rrahjes së zemrës derisa pushojmë, kështu që gumëzhitja në veshë kalon në prapavijë dhe pushon të shqetësojë. Pacientët e përdorin aparatin e vogël prej dy deri katër orë në ditë, ndërkaq pas gjashtë muajve të terapisë, simptomat janë më të buta në 91% të rasteve. Audiologu Karrie Slominski shton që ky aparat neorumonik në Amerikë është në dispozicion me recetë, edhe pse akoma është në përdorim eksperimental. Ndërkaq, adhuruesit e lojërave kompjuterike rrezikojnë humbje të pakthyeshme të dëgjimit ose vuajtje nga tringëllimat në vesh.

Këtë kanë paralajmëruar studimet shkencore. Një përmbledhje e 14 studimeve shkencore globale, në të cilat u analizuan më shumë se 50,000 njerëz thotë se nivelet e zërit të dëgjuar nga njerëzit ndërsa luajnë lojëra kompjuterike shpesh i afrohen ose i tejkalojnë kufijtë e sigurisë. Lojtarët paralajmërohen se po e vënë veten në rrezik të humbjes së pakthyeshme të dëgjimit dhe tringëllimë në veshët. Rreziku përkeqësohet te njerëzit që luajnë rregullisht për periudha të gjata kohore me tinguj intensivë.

Ju shuajmë një kuriozitet, Ndërsa shumë pjesë të trupit bëhen gjithnjë e më të dobëta çdo vit, ekziston një pjesë që shpesh rritet në madhësi me kalimin e viteve, veshët tanë. Nëse e keni vënë re se kjo po ju ndodh edhe juve, mos u shqetësoni. Ky është një fenomen krejtësisht normal dhe i padëmshëm. Otorinolaringologia Dr.Nina Shapiro shpjegoi se veshët në fakt shtrihen me kalimin e viteve. Ashtu si indet e tjera të fytyrës si faqet dhe nofullat kanë tendencë të shtrihen, po ashtu edhe veshët.