Celebrities Gossip Showbiz

Arbana Osmani, Luana Vjollca, Dafina Zeqiri… Arbër Bytyqi na rrëfen për bashkëpunimin e tij me vajzat e showbiz-it!

Arbër Bytyqi është një make up artist i njohur nga Kosova. Ai di të ndryshojë pamjen e vajzave që shkojnë te ai duke i bërë të shkëlqejnë gjithmonë. Instagrami i tij ka mbi 430 mijë ndjekës të cilët frymëzohen dhe admirojnë talentin e tij.

Në dorën e tij kanë kaluar dhjetëra vajza të showbiz-it tonë dhe i ftuar në ‘Goca dhe Gra’ na ka treguar për marrëdhënien që kanë mes tyre në ‘backstage’. I pyetur fillimisht për Arbanën dhe Luana Vjollcën, dy personazhe shumë të dashura për publikun, ai tregoi se përpos krahasimit që bëhet mes tyre janë shumë të ndryshme.

Arbana me Luanën janë dy personazhe që krahasohen dhe as nuk kanë pika të përbashkëta. Me Luanën është muhabet krejt tjetër, kam marrëdhënie shumë të mira, ka vite që e njoh. E kam shoqe shumë të mirë, është kënaqësi të punosh me të. Sjell pozitivitet, është shumë ‘funny’. Arbanën tani e kam njohur. Në fillim kam pasur pak frikë, sepse ka qenë natyrë pak më ndryshe, pak më serioze. Por tani kemi krijuar raporte shumë të mira. Është shumë profesioniste në punë, di çfarë do, të respekton kohën për grimin.

Nga ana tjetër, kur u pyet për vajzën që e frymëzon më së shumti në punën e tij, make-up artisti tha emrin e Dafina Zeqirit me të cilën ka bashkëpunuar prej kohësh tanimë.

Rikujtojmë se Arbri ishte make-up artist i Arbanës gjatë gjithë netëve Prime të ‘Big Brother VIP.