Celebrities Gossip Showbiz

Arbana Osmani së shpejti këngëtare?

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

E padyshim që një figurat përfaqësuese të ‘BBV’ është Arbana Osmani. Thuajse çdo postim i prezantueses bëhet lajm dhe ka një vëmendje shumë të madhe nga portalet e kështu ka ndodhur me postimin më të fundit të saj. Teksa me anë të një Instastory ka treguar se ndodhet në një studio muzikore pa zbuluar se përse ndodhet atje, duket se nga komentuesit kanë lindur dyshimet se ndoshta Arbana do të publikojë një këngë, por këtë e ka mohuar me një tjetër postim menjëherë pas tij ku ka shkruar:

Jo, jo. Nuk ka ardhur akoma ajo ditë.

Pra qetësohuni, Arbana nuk do të publikojë asnjë këngë…

I ftuar në “ E Diell” ka qenë regjisori Eduart Grishaj, i cili ka treguar shumë sekrete nga jeta e tij, prapaskenat e “BBV2” dhe martesa me Arbana Osmanin. Dyshja pritet të kurorëzojnë dashurinë e tyre me një dasmë të shtunën e ardhshme, e cila pritet të zhvillohet në Toskana, Itali.