Showbiz

Aretha Franklin po shijon ditët e saj si të jenë të fundit

Ditë më parë nipi i këngëtares legjendare Aretha Franklin zbuloi se ajo është në gjendje të rëndë shëndetësore duke i kërkuar medias të respektojë privatësinë e tyre në këto ditë të vështira.

Teksa raportohet se 76-vjeçarja është duke humbur betejën me kancerin, të afërmit e saj kanë treguar se ajo po i shijon ditët e saj si të jenë të fundit.

“Ajo por shijon çdo moment edhe pse nuk del dot nga shtëpia, këndon dhe bën humor sikur të ishin ditët e saj më të lumtura” ,-u shpreh nipi i saj për revistën “People”.