Showbiz

Arilena Ara në garë me Dua Lipa-n?!

Arilena është një ndër artistet e reja më të suksesshme në industrinë muzikore që po depërton me shpejtësi edhe në tregun ndërkombëtar.

Projekti i saj “Snow in December” ende vazhdon të jetë shumë i pëlqyer për publikun shqiptar të cilët e kanë votuar për ta mbajtur pjesë të 100 këngëve moderne shqiptare të klasifikimit të Top Awards.

Së fundmi ajo ka publikuar versionin audio të prurjes së saj më të re “Last Train to Paris” në bashkëpunim me reperin e njohur KDDK. Kënga momentalisht është lançuar vetëm në valë radiofonike dhe ka qenë Bullgaria shteti i parë ku ajo është publikuar.

Në chart-in bullgar, bukuroshja shqiptare ka zënë menjëherë vendin 8-të në klasifikim fare pranë Dua Lipa-s e cila zë vendin e 6-të me “IDGAF”. Duket se dy këngëtaret e talentuara janë në një duel të heshtur për të kapur majat e klasifikimeve dhe ky është vetëm fillimi.