Health & Beauty

Simptomat që i paraprijnë një krize nervore, çfarë të bëni në ato momente…

Njerëzit i drejtohen një psikologu ose psikoterapisti kur kanë stres dhe simptoma që rriten në atë masë saqë vuajtja nuk është më e mundur të durohet. Sa më e madhe të jetë vuajtja aq më i madh është motivimi për të përballuar problemin.

Një krizë nervore ndodh kur një ngjarje e jetës ose stresi tejkalon përvojën tonë dhe kapacitetin aktual emocional. Në procesin e punës me veten, si pjesë e këshillimit psikologjik, simptomat dhe ankesat lehtësohen me kalimin e kohës, sepse funksioni i tyre sinjalizues humbet rëndësinë e tij pasi fokusohemi te problemi.

Sinjalet që tregojnë një krizë nervore janë ndryshimet, pra shfaqja e një mosfunksionimi specifik ose të përgjithshëm, por edhe vuajtja që ndiejmë kur kapacitetet tona nuk janë të mjaftueshme për t’u përshtatur me një ndryshim ose me ndonjë ngjarje të jetës.

Ato manifestohen si luhatje humori, probleme shëndetësore, ndryshime në sjellje, joefikasitet, etj. Pra, sa më intensive të jetë kriza nervore dhe sa më e madhe të jetë vuajtja aq më shpejt njerëzit lëvizin. Nëse shqetësimet janë më të lehta, më të tolerueshme, ne priremi të përshtatemi, të ngremë nivelin e përshtatjes ndaj tolerancës dhe të injorojmë sinjalet.

Ndërkaq, sa herë shqetësohemi për një problem të caktuar në familje ndjejmë një shqetësim të vogël në stomak. Kjo mund të jetë gjendje ankthi, e cila bëhet edhe më gjithëpërfshirëse duke ndikuar direkt jo vetëm në gjendjen tuaj mendore dhe fizike, por edhe në pjesën e oreksit.

“Ndikimi i stresit në oreks është shumë i ndërlikuar dhe ndryshon nga njëri tek tjetri person,”-thotë psikologia Christina Gentile. Kryesisht ndikimi është frenues, pra ndërprerje e oreksit dhe në raste më të rënda marrje mendsh, dhimbje dhe shqetësime në stomak. Por, çfarë duhet të bëni në këtë rast?

Përpara se të hani diçka, qetësoni nervat me një ushtrim frymëmarrjeje. Arsyeja kryesore që stresi afatshkurtër mund të jetë “vrasës” i oreksit është se në këtë gjendje aktivizohet sistemin nervor simpatik, i cili ndërpret oreksin dhe ngadalëson tretjen. Për ta qetësuar veten, bëni një frymëmarrje të thellë që ndihmon në lehtësimin e gjendjes.