Showbiz

Arilena Ara vjen me një koncert recital në sheshin “Nënë Tereza”

Pas pezullimit të festivalit Europian, artistët pjesëmarrës do të duhen të angazhohen me projekte të tjera dhe pikërisht këtë gjë po bën dhe Arilena Ara.

Arstistja shumë e dashur e publikut do të vijë për herë të parë me një koncert recital. Koncerti do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë e quajtur “Sounds of Silence”.

Një ndër projektet muzikore që ajo do të këndojë është “Fall From The Sky” që do të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion.

Këngëtarja momentalisht nuk ka ndarë detaje të tjera rreth koncertit veç faktit që do të transmetohet live në platforma të ndryshme sociale.