Showbiz

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha zyrtarisht të fejuar

Ditën e kaluar çifti i famshëm Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kanë celebruar fejesën e tyre.

Megjithëse mësohet se propozimi ka qenë i magjishëm në liqenin e Como-s, ceremonia e tyre e fejesës nga ana tjetër ishte e thjeshtë dhe shumë private.

Të ftuar ishin vetëm 50 persona, familjarët dhe miqtë më të ngushtë të Arminës dhe Shkëlzenit. Blogerja shumë e dashur për publikun shqiptar zbuloi me anë të video-je në historinë e Instagram-it fustanin e saj me detaje lulesh nga “Dolce & Gabbana”.