Aktualitet Politikë

S’u paraqit në GJKKO për të dëshmuar për Gërdecin, reagon Shkëlzen Berisha

Shkëlzen Berisha ka reaguar lidhur me mos paraqitjen e tij në GJKKO I thirrur për të dhënë dëshminë lidhur me masakrën e 15 marsit 2008 në Gërdec.
Përmes një reagimi në facebook djali i ish kryeministrit thotë se nuk ka pasur asnjë ftesë për tu paraqitur si dëshmitar as në adresën e tij fizike dhe as elektronike. Ndërsa thotë se është gati të paraqitet sipas ligjit me të marrë ftesën

Ne lidhje me disa raportime mediatike per “mos paraqitjen” time si deshmitar ne gjykate, me duhet te sqaroj se ne asnje adrese timen fizike apo elektronike nuk ka mberritur asnje ftese per t’u paraqitur per te deshmuar!

Pretendimet e SPAK, qe jane qartaz ne funksion te qellimeve politike e mediatike te Edi Rames, bien poshte, si nga njoftimet e meparshme qe jane ekzekutuar me sukses, ashtu dhe nga fakti qe personalisht ne deshmine e dhene para SPAK kam depozituar adresen e SAKTE si dhe nr e telefonit!

Mbetem i hapur per t’u paraqitur konform ligjit me te marre ftesen!

Ndërkohë për herë të parë, është pyetur në GJKKO për Gërdecin, ish-ministri i drejtësisë Aldo Bumçi. Bumçi ka pretenduar se faksi për ‘Shkëlzen Berishën’ është fals. Ai tha se kishte bërë një kallëzim pas shpërthimit në Gërdec duke pretenduar se ishte e falsifikuar dhe se sipas tij ka qenë detyra e Prokurorisë së Tiranës aso kohe që ta hetonte.

“Shkresa në fjalë, e datës 09.03.2007, ishte dërguar me herët me postë dhe me fax për në Ministrinë e Mbrojtjes. Ndërsa shkresa me shënimin me shkrim dore është dërguar disa ditë më vonë. Asnjë fax nuk është dërguar nga unë, asnjëherë, për asnjë ministër. Ministri firmos shkresa, që më pas protokollohen dhe dërgohen. MM e ka pasur shkresën 5 ditë para mbërritjes së faksit me shënim”, tha Bumçi.

Ish ministri tha se shënimi me shkrim dore nuk është u tij dhe se ai ka bërë kallëzim “falsifikim”.

“Unë kam bërë kallëzim penal dhe kam kërkuar akt ekspertim kaligrafik. Shkëlzen Berisha nuk ka punuar ndonjëherë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ja po e marrim të mirëqenë se do të flisja me Shkënzen Berishën. Këtë do ta bëja me fax? Kisha mënyra të tjera kontakti. Ajo është një falsifikim, vetëm për të mbajtur gjallë një çështje politike”, theksoi dëshmitari.

Aldo Bumçi ka pranuar të paktën dy takime me Shkëlzen Berishën në zyrë, por pretendon se Shkëlzen Berisha nuk i ka shkuar në zyrë për çështje pune, por për çështje politike. Ai pranoi se e ka takuar në fund të vitit 2007, ku e ka pritur dy herë në zyrë Shkëlzen Berisha për arsye elektorale dhe se mohoi të kishte diskutuar për çështjen e armëve.

“Takimet me të kanë qenë të rralla, kryesisht gjatë fushatave zgjedhore. Kur isha në ministri ka ardhur shumë rrallë, 1 ose 2 herë, por për arsye që lidheshin me fushatën zgjedhore. Nuk kam bërë kurrë me të një bisedë në lidhje me funksionin tim si ministër”.

“2 muaj para se të ndodhte ngjarja e kam takuar Shkëlzenin, por për arsye elektorale. Dy here por jo per çështjet e demontimit. Faksi i gjetur te zyra ime është i falsifikuar, e kam bërë kallëzim këtë”– ka thënë Bumçi. –-Sh.c–