Showbiz

Arrestohet fansja e A$AP Rocky pasi kërcënon se do të hedhë në erë Ambasadën Suedeze

Një fanse e reperit A$AP Rocky është arrestuar ditën e sotme pasi kërcënoi Ambasadën Suedeze se do të hidhte në erë godinën nëse nuk lirojnë artistin nga burgu.

Vajza e quajtur Rebecca Kanter u gjend para Ambasadës me një lëndë të dyshimtë likuide teksa nisi të bërtiste me të madhe duke kërcënuar.

Ajo u arrestua menjëherë nga autoritet përkatëse ndërkohë që lajmi mori dhenë. Reperi A$AP Rocky është arrestuar rreth një muaji më parë pasi u përfshi në një konflikt.