Showbiz

Arrestohet për herë të parë aktorja hollivudiane

Aktorja Susan Sarandon ishte një nga 600 femrat e arrestuara gjatë një proteste kundër Trump në ndërtesën e Senatit Amerikan.

Aktorja ishte në protestë në mbështetje të emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në SHBA dhe kundër ndarjes së fëmijëve nga prindërit e tyre në kufirin jugor.

Protesta të mëtejshme janë caktuar për të shtunën.

Policia në Washington tha se 575 persona u akuzuan për demonstrim të paligjshëm të enjten.