Sport

Arrestohet presidenti i Dinamo Zagrebit për evazion fiskal

Policia kroate ka arrestuar presidentin e Dinamo Zagrebit, Zdravko Mamiç. Sipas mediave kroate, Mamiç akuzohet për evazion fiskal si dhe aktivitete të tjera të paligjshme. Shuma që mendohet se ka fshehur presidenti i klubit kroat është 100 milionë euro dhe lidhet me transferimet e futbollistëve Luka Modriç dhe Dejan Lovren.