Celebrities Gossip Showbiz

“As Keisi nuk…”, cili është pengu i Kristit me ish-banoren!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme në një bisedë mes banorësh në oborr Kristi për herë të parë ka treguar pengun që i ka ngelur nga Keisi, kur ajo ishte ende në shtëpinë e “BBV2”. Kjo ka qenë pjesë e shtëpisë në një zinxhir shpëtimesh, Keisi ka pasur rradhën dhe nuk ka zgjedhur Kristin për ta shpëtuar, ndërkohë që ai ishte duke pritur. Kjo zgjedhje e saj e ka habitur Kristin dhe ditën e sotme teksa e ka kujtuar është shprehur se nuk e priste një gjë të tillë.

Ditën e sotme në një bisedë në oborr me Luizin dhe Kiarën, Qetsori shfaqej shumë në mendime dhe u shpreh se ajo çfarë e mundon shumë gjatë gjithë kohës është se si të nxjerrë Efin nga shtëpia e “BBV2”, por ajo çfarë është akoma dhe më interesante është se edhe ai vetë nuk e di pse është kaq i fiksuar pas kësaj.