Showbiz

Ashton Kutcher kujton ndarjen nga Demi Moore: “Shkova të jetoj i vetëm në një mal pa ushqime”

Aktori i famshëm Ashton Kutcher për herë të parë ka ndarë publikisht vështirësitë e ndarjes së tij nga ish bashkëshortja Demi Moore.

Edhe pse në një martesë shumë të lumtur me Mila Kunis dhe babai i dy vajzave të vogla, për Ashton, martesa është një ndër zgjedhjet më të vështira që një njeri duhet të bëjë në jetë.

Procesi i divorcit pas një periudhe të gjatë martese ishte një ferr i vërtetë për 40-vjeçarin pasi ndjenjat ende ekzistonin. Ai është shprehur se kur çdo gjë përfundoi ai vendosi të largohej për një javë nga qytetërimi.

Kutcher ka jetuar i vetëm në një mal pa ushqime, vetëm me ujë dhe çaj ndërkohë që ka shkruar të gjitha mendimet e tij në një letër. Kur nisi të kishte vegime ai u shkroi nga një letër  edhe të gjitha vajzave që njihte.