Celebrities Gossip Showbiz

Askush nuk e beson moshën e vërtetë të aktorit Ernie Hudson!

Adhuruesit e aktorit Ernie Hudson nuk e besojnë se ai është 78 vjeç. Aktori i filmit Ghostbusters (film i vitit 1984) mori vëmendjen tek promovimi i filmit të ri Ghostbusters: Frozen Empire, ku pozoi së bashku me kolegët e tij aktorë. Përveç kësaj, së fundmi një përdorues i X, publikoi një fotografi të aktorit Hudson me një përshkrim që preku pikërisht paraqitjen e tij fizike.

“Ai është 78 vjeç??”, pyeti përdoruesi me habi. Postimi, i parë mbi 4 milionë herë nga përdoruesit, nisi një sërë reagimesh të tjera të ngjashme nga fansat. “Absolutisht, joreale”, komentoi një një përdorues, duke rishpërndarë postimin origjinal. “E konfirmuar. Ai është 78 vjeç. Nuk mund ta shpjegoj as unë”,-shkroi producenti dhe themeluesi i Black List, Franklin Leonard.