Bota

Asnjë i mbijetuar nga avioni që u rrëzua një ditë më parë me 132 persona në bord në Kinë

Një ditë pasi u rrëzua avioni në Kinë me 132 persona në bord, fatkeqësisht ekipet e kërkim shpëtimit nuk kanë mundur të gjejnë deri më tani asnjë të mbijetuar. Avioni Boeing 737-800 i China Eastern Airlines u rrëzua pranë Wuzhou në Kinën jugore një ditë më parë. Ekipet ndodhen ende në terren, por terreni po ua vështirëson punën.

Avioni, i cili u nis nga Kunming, do të mbërrinte dje në orën 15.05 me orën lokale në Guangzhou, por ai u rrëzua ndërsa ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Ekipet e shpëtimit deri më tani kanë gjetur pjesë të avionit të cilat janë totalisht të djegura.

Administrata e Aviacionit Civil të Kinës mbajti një konferencë për ngjarjen vetëm pas rreth 36 orësh.

“Deri më tani, nga puna e ekipeve të kërkim-shpëtimit nuk është gjetur asnjë të mbijetuar. Duke pasur parasysh informacionin e disponueshëm aktualisht, ne ende nuk e kemi të qartë shkakun e rrëzimit të avionit,” u tha gazetarëve Zhu Tao, drejtor i zyrës së sigurisë së aviacionit në AAC.

Vitet e fundit, Kina ka bërë shumë përparime në sigurinë e aviacionit, aq sa sipas bazës së të dhënave të Rrjetit të Sigurisë së Aviacionit, aksidenti i fundit fatal daton në vitin 2010 kur një Henan Airlines Embraer E-190 me 96 persona në bord u rrëzua duke vrarë 44. Në vitin 1992, një Boeing 737-300 i Kinës Jugore – përveç transportuesit të përfshirë sot – u rrëzua duke vrarë 141 persona në bord.