Bota

Austria do të përdorë shtëpinë e lindjes së Hitlerit për ‘trajnim të policisë mbi të drejtat e njeriut’!

Shtëpia e famshme në Braunau am Inn është vendosur të kthehet në një stacion trajnimesh policie, pas një rinovimi €20 milionësh.

Austria ka njoftuar se në shtëpinë e kontestuar ku ka lindur Adolf Hitler do të jepet trajnim për të drejtat e njeriut oficerëve të policisë vendase, në atë që autoritetet shpresojnë të jetë kapitulli i fundit i sagës së përdorimit të ndërtesës, pas disa tentativave të dështuara.

Ndërtesa elegante e shekullit të 17-të në Braunau am Inn, pranë kufirit me Gjermaninë, ishte blerë nga qeveria prej vitit 2016 me një akt të detyrueshëm në mënyrë që të mos kthehej në objekt kulti nga adhuruesit e Hitlerit.

Hitleri raportohet se ka lindur në një prej dhomave të saj të sipërme që ishte marrë me qera në 1889.

Kthimi në një qendër trajnimi të policisë pritet t’i kushtojë autoriteteve rreth 20 milionë euro dhe do të nisë në vjeshtë.

Vendimi sërish është pritur me reagime të përziera, dhe vjen pas diskutimeve të gjata nga komisionit të ekspertëve, të cilët kanë përjashtuar mundësinë e shembjes së saj, ashtu si dhe kthimin e saj në një qendër përkujtimore.

Në një sondazh të fundit shumica e austriakëve ishin kundër kthimit të saj në një qendër trajnimi policie, pasi 53% dëshironin të bëhej një qendër kulturore për të ndërgjegjësuar mbi anti-fashizmin, paqen, tolerancën dhe nacionalizmin socialist.

Mundësia e prishjes është refuzuar me motivimin negativ ndërkombëtar sipas të cilit ‘Austria mohon të kaluarën e saj naziste’.

Por frika e autoriteteve ka qenë ajo e kthimit të vendit në një pikë grumbullimi të ekstremistëve të djathtë.

Shtëpia qëndron e zbrazur prej vitit 2011, kur pronarja e fundit u largua me urdhër gjykate pas mungesës së konsensusit me qeverinë. Ajo më vonë raportohet se mori një kompensim prej €800,000.

Autoritetet thonë se shtëpia do të hapet në 2026 si qendër trajnimesh për policinë, pa specifikuar se cilat trajnime. Një memorial guri para shtëpisë është gdhendur m fjalët “Për paqen, lirinë e demokracinë, kurrë fashizmin, dhe në kujtim të vdekjes së shumë njerëzve”.

Megjithse Hitleri kishte jetuar aty vetëm disa muaj gjatë epokës naziste vendi u kthye një vend pelegrinazhi nga adhuruesit, dhe sillte shumë vizitorë e të ardhura në qytet. Pas luftës shtëpia u mbyll.