Sport sport

Avantazhi i Çekisë zgjat 9 minuta, Nedim Bajrami barazon me një ‘perlë’ nga jashtë zone!

Nedim Bajrami shënoi një supergol në ndeshjen ndaj Republikës Çeke, duke barazuar rezultatin në 1-1. Mesfushori i kuqezinjve goditi me të djathtën nga rreth 20 metra, duke dërguar topin në trekëndëshin e portës çeke.

LIVE/ Çeki 1-1 Shqipëri (Cerny 57′ / Bajrami 66′)

Euro 2024 – grupi E, “Fortuna Arena”, Pragë

Arbitër – Anthony Taylor

Zhvillimet kryesore nga ndeshja:

74′ Berisha hero te Shqipëria, shpëton një gol të sigurt dhe mban në lojë tanët.

69′ Dy zëvendësime te tanët, Bare dhe Arbnor Muja në fushë. I bëjnë vend Asani dhe Asllani.

66′ Nedim Bajrami barazon ndeshjen me një perlë nga jashtë zone. Çeki 1-1 Shqipëri në Pragë. Vetëm nëntë minuta zgjat avantazhi i vendasve.

58′ Mirlind Daku merr vendin e Cikalleshit.

57′ Cerny në minutën e 57-të të ndeshjes ndëshkon tanët. Një vendosje jo e mirë në prapavijë ka sjellë edhe golin e vendasve.

52′ Jasir Asani merr karton të verdhë.

48′ Çekia shënon me Provod. Sulmuesi ndëshkon Berishën, por VAR i vjen në ndihmë tanëve duke konfirmuar pozicionin jashtë loje.

46′ Nis pjesa e dytë.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë.

43′ Gafë e Shqipërisë në mesin e fushës, Soucek fal kuqezinjtë.

28′ Jasir Asani i vetëm me portierin çek gabon nga brenda zonës. Anësori i jep “asist” sulmuesit duke ngritur flamurin për pozitë jashtë loje. Disa sekonda më pas, Cikalleshi nuk ka mundur të përfitojë në zonën vendase.

12′ Cerny provon te vendasit nga jashtë zone, ndal bukur Berisha.

6′ Sulm i bukur i tanëve, Cikalleshi është në pozicion jashtë loje.

1′ Nis ndeshja në “Fortuna Arena”.

Me këngë patriotike dhe me valle, kuqezinjtë duken si në shtëpinë e tyre, teksa janë më shumë se 4 mijë fansa shqiptar në stadium, edhe pse zyrtarisht do duhet të ishin diçka më shumë se 1200.

Që prej ditës së djeshme tifozët e Kombëtares ishin prezent në Pragë, duke kthyer në festë sheshet dhe lokalet në kryeqytetin çek.

Trajneri i tanëve, Sylvinho ka bërë edhe zgjedhjet e tij në listën me 23 emrat që do ketë të gatshëm për këtë duel. Sipas protokollit të bërë publik edhe nga UEFA, Odise Roshi ka mbetur në tribunë për këtë sfidë, me Mujën dhe Dakun që do jenë të gatshëm. Nëse Qazim Laçi mbeti në Tiranë për shkak të problemeve gripale, Roshi ka dalë “i tepërt” për Çekinë.

Sylvinho do luajë me skemën 4-3-3, teksa Berisha është në portë. Në mbrojtje luan Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Mitaj, ndërsa mesi i fushës për Ramadanin, Asllanin dhe Bajramin. Sulmi i takon Asanit, Seferit dhe Cikalleshit. Bie në sy se jashtë formacionit ka mbetur Balliu, Gjasula dhe Uzuni. Me bërjen publike të formacioneve, bie në sy se kapiteni i ri i Shqipërisë do jetë Berat Gjimshiti. Edhe pse Berisha dhe Hysaj janë në fushë, mbrojtësi i Atalantës është graduar në detyrën e re.