Showbiz

Avril Lavigne i rikthehet muzikës

Kanë kaluar plot 5 vite që nga albumi i saj i fundit ndërkohë që fansat i kishin humbur shpresat për një rikthim.

Avril Lavigne në blogun e saj ka lajmëruar se më 19-shtator do të lançojë projektin e saj më të ri muzikor “Head Above Water” në të cilin ajo zbulon luftën e saj me sëmundjen “Lyme”.

Ajo vuan prej vitesh nga ky infeksion bakterial i cili është shumë i përhapur në Britani, Amerikën veriore dhe Europë. 33-vjeçarja është diagnostikuar me “Lyme” në vitin 2014 dhe gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar.

Në një letër kushtuar fansave, Avril rrëfen se prej muajsh ka qenë në regjim shtrati ku mendoi se nuk do të ngrihej e gjallë. Gjatë kësaj periudhe të gjatë shkëputjeje nga muzika, ajo ka shkruar tekste të ndryshme të cilat shpreson se shumë shpejt do t’i kthejë në këngë.

E tillë është edhe “Head Above Water” për të cilën fansat e saj e presin me padurim ta dëgjojnë.