Showbiz

Avril Lavigne rikthehet pas 3 vitesh me një album të ri

Rreth 3 vite më parë këngëtarja e famshme e muzikës rrok deklaroi se vuan nga sidroma “Lyme” e cila i shkakton temperaturë, lodhje dhe humbje energjie.

Kjo duket se ishte arsyeja që e largoi atë për një kohë të gjatë nga prodhimi i projekteve të reja muzikore por tashme duket se do të rikthehet.

Në një intervistë për revistën “E!”, Avril Lavigne është shprehur se shumë shpejt do të nxjerrë në treg albumin e saj më të ri dhe shumë nga prurjet e saj ajo i ka shkruar vetë.

31-vjeçarja shtoi se ka kompzouar këngë të fuqishme, të vërteta e të sinqerta dhe është e sigurt që publiku e fansat e saj do t’i adhurojnë.